Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, ku dyshohet se ka mbetur i vrarë Artan Myrtaj, 42 vjeç.
Artan Myrtaj është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë.
42-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, teksa autorë kanë qenë dy persona me skafandër që lëviznin me motor.
Ai rezulton i arrestuar në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas një rasti plagosjeje në qytetin ku mbeti viktimë.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me motorë.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e dinamikës së plotë të atentatit dhe motivit të ngjarjes.







