Ballina Europë Kryeministri sllovak, Fico: Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është lufta jonë!

Kryeministri sllovak, Fico: Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është lufta jonë!

52
0

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës “nuk është një luftë sllovake” dhe tha se do të bënte gjithçka për të parandaluar që Sllovakia të përfshihet në, siç tha ai, “një aventurë ushtarake të papërgjegjshme”.

Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Fico tha se nuk dëshiron një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë dhe vlerësoi se kushdo që dëshiron të shkaktojë një konflikt të tillë për interesat e veta kombëtare duhet të mbajë përgjegjësinë për një vendim të tillë.

“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është lufta jonë sllovake. Nëse dikush dëshiron të provokojë një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë për të kënaqur interesat e veta kombëtare, atëherë duhet të marrë përgjegjësinë për një hap të tillë dhe jo ta transferojë atë te anëtarët e tjerë të NATO-s”, tha Fico