Ballina Politika Rama në Michigan flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i rrijë...

Rama në Michigan flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i rrijë në krah Kosovës

73
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Michigan, ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë Kosovës, ndërsa theksoi se mënyra e reagimit ndaj vendimit duhet të përcaktohet nga institucionet e Kosovës.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raportojnë mediat shqiptare.

Gjatë fjalës së tij para shqiptarëve në Michigan, Rama dha edhe një njoftim për hapjen e një konsullate shqiptare në këtë shtet.

“Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë keni nevojë për të. Shqipëria ka një derë tani kur ju të keni nevojë për çështje konsullore”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Rama ndodhet në Michigan në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku është takuar me komunitetin shqiptar atje.