Ballina Kronika Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para të rënies...

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para të rënies së zjarrit

67
0

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, 21 Prill, në Parkun Kombëtar të Qafështamës.

Lokali është djegur totalisht ndërsa dëmet raportohet se janë të konsiderueshme. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Lokali është në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu, i cili ndodhet pak metra larg burimit “Nëna Mbretëreshë”.

Dyshimet paraprake janë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose ndonjë goditje nga rrufeja.

Megjithatë, hetimet po kryhen nga policia për të zbardhur shkakun.