Ballina Politika “Nga krimi elektoral, te 400 mln euro për inceneratorët që nuk punojnë...

“Nga krimi elektoral, te 400 mln euro për inceneratorët që nuk punojnë dhe 4 mld euro për portet”, Berisha: Ja përse Rama duhet të pyetet në SPAK

59
0

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat hodhi akuzua ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai shtroi edhe disa pyetje si edhe renditi disa nga arsyet përse sipas tij, kryeministri do të duhej të pyetje të SPAK.

“Dosjet e Edi Ramës kundërmonin nga të katër anët. Ftoj cdo shqiptar të shtoj pyetje a duhej thirru Edi Rama për 50 dosje të krimi elektoral.  Duhej thirrur Edi Rama për 400 mln euro të zhdukura për inceneratorët, Asnjë nga djegësat nuk punojnë dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët. A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS për portet e Shqipërisë, portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe në Europë që shkojnë të paktën 4 mld euro dhe shkojnë miliarda euro gjoba për shqiptarët.”, tha ai.