Ballina Sport Torres: Luis Enrique për mua është si baba në futboll

Torres: Luis Enrique për mua është si baba në futboll

91
0

Pas një vere të trazuar dhe periudhe të gjatë interesi, Ferran Torres vendosi të largohej nga Barcelona dhe të transferohej te PSG-ja, në një operacion me vlerë rreth 50 milionë euro.

Ndarja ishte e dhimbshme për klubin katalanas, ku sulmuesi spanjoll nuk ndihej i vlerësuar në nivelin që mendonte se meritonte.

Pas transferimit të tij qëndroi fort Luis Enrique, në kërkim të alternativave të reja në sulmin e PSG-së. Zgjedhja, të paktën deri tani, po rezulton shumë e suksesshme. Lojtari i lindur në vitin 2000 ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u përshtatur shpejt me skuadrën e re.

Në emisionin “El Hormiguero”, Ferran foli për eksperiencën e re dhe marrëdhënien me trajnerin:

“Po shkon mirë. Në fund, ne futbollistët varemi shumë nga ajo që ndodh në fushë dhe kur je në një moment të mirë, problemet zvogëlohen. Tani jam në mes të shpërnguljes. Duhet të sjell shumë gjëra nga Barcelona, megjithëse nuk mund ta marr Pedrin me vete”.

Për Luis Enrique shtoi: “Gjëja më e mirë tek ai është se është shumë natyral.

Nëse duhet të të thotë diçka, qoftë pozitive apo negative, ta thotë. Ne lojtarët nuk jemi mësuar me këtë, sepse shpesh dëgjojmë vetëm komplimente”.

Dhe përfundoi: “Për mua është si një baba në futboll. Ai ishte i pari që më dha besim në kombëtare kur luaja më pak. Është një trajner arrin të nxjerrë maksimumin nga potenciali im”.