Ballina Politika Sot është goditur shteti në themel!

Sot është goditur shteti në themel!

105
0

Nga Adrian Gashi

Vlora Hyseni, drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, njeriu në krye të institucionit që duhet të ruajë sigurinë kombëtare dhe sekretet shtetërore të Shqipërisë, është vendosur nën masën “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, me kërkesë të SPAK.

Hetimi lidhet, sipas raportimeve të deritanishme, me dosjen AKSHI dhe zhvillimet rreth Ergys Agasit, i cili është arrestuar dhe po hetohet nga SPAK për disa vepra penale.

Kur emri i drejtueses së SHISH-it përfundon në një hetim të kësaj natyre, nuk mjafton heshtja. Duhet të sqarohet deri në fund nëse është cenuar informacioni i klasifikuar, kush ka pasur akses në të dhe nëse është cenuar funksionimi i institucionit që duhet të mbrojë shtetin.

Përgjegjësinë penale do ta përcaktojë drejtësia. Por përgjegjësia politike për mënyrën se si janë drejtuar dhe mbrojtur institucionet më të ndjeshme të vendit kërkon përgjigje. Kryeministri Edi Rama, i cili propozoi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen.

Sepse kur vihet në pikëpyetje institucioni që duhet të ruajë sigurinë kombëtare, në pikëpyetje është vetë shteti.

Kryeministri Edi Rama, i cili propozoi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen.