Ballina Aktualitet Nesër seancë plenare, studentët paralajmërojnë aksionin e ri, zbulohen detajet

Nesër seancë plenare, studentët paralajmërojnë aksionin e ri, zbulohen detajet

58
0

Të enjten do të zhvillohet një tjetër protestë para ambienteve të Parlamentit teksa njëkohësisht do të mbahet seanca e radhës plenare. Lidhur me protestën e njoftuar, studentët kanë bërë një njoftim ku bëjnë me dije se protesta do të nisë në orën 09:00, një orë para nisjes së seancës plenare.

“Nesër ora 09:00 rreth parlamentit. Mos harroni”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk ështe hera e parë që protestuesit kanë dalë në protestë para Kuvendit ndërsa prej 115-ditësh kanë protestuar para Kryeministrisë. Në protestat e mëparshme gjithashtu ka patur incidente dhe përplasje me policinë e cila është kundërpërgjigjur me ujë.