Ballina Europë Vdekja e një punëtori mbyll Koloseun/ Monumenti i famshëm në Romë ndërpret...

Vdekja e një punëtori mbyll Koloseun/ Monumenti i famshëm në Romë ndërpret aktivitetin, ja çfarë ka ndodhur

53
0

Koloseu në Romë u mbyll këtë mërkurën pasi një punëtor u rrëzua dhe humbi jetën gjatë orëve të natës. Sipas raportimeve të mediave të huaja, Andrea Moretti, 22 vjeç, ndërroi jetë pasi u rrëzua teksa po punonte në një instalim të ri ndriçimi.

Kryeministrja Giorgia Meloni në një reagim për ngjarjen e rëndë tha se shpresonte që shkaku i aksidentit të sqarohej sa më shpejt të ishte e mundur.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga lajmi për vdekjen tragjike të Andrea Moretti-t, një punëtor i kualifikuar që humbi jetën mbrëmë pas një aksidenti në Koloseu. Që një person të vdesë në moshën 22 vjeç është e papranueshme dhe aq më tepër kur kjo ndodh në vendin e punës”, u shpreh Meloni
Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, e përshkroi incidentin si një ngjarje tragjike, ndërsa Ministria e Kulturës njoftoi se seksioni i nivelit të dytë ku ndodhi aksidenti do të mbyllet për publikun.

Ndërkohë autoritetet hetimore vendase po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

Koloseu i lashtë është amfiteatri më i madh në botë. U ndërtua në shekullin e parë nën Perandorinë Romake dhe përdor për të pritur luftime gladiatorësh, ekzekutime dhe gjueti kafshësh. Gjithashtu është një nga vendet më ikonike të Romës dhe pret deri në 20,000 vizitorë në ditë.