Ballina Politika Vera nuk ka mbaruar për Ilva Gjuzin/ Kuvendi në debate të ashpra...

Vera nuk ka mbaruar për Ilva Gjuzin/ Kuvendi në debate të ashpra për masën e arrestit ndaj ish- shefes së SHISH-it, deputetja socialiste vijon e pashqetësuar me blerjen online të shapkave nga seanca plenare

55
0

Arresti për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e akuzuar se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë arratisë, ka shkaktuar përplasje të forta politike në Kuvend. Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe hapjen e një debati urgjent për çështjen, duke e cilësuar situatën si një cenim të rëndë të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë që në sallë zhvilloheshin diskutime të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për rolin e SHISH dhe implikimet e kësaj çështjeje, vëmendjen e ka marrë edhe një episod i veçantë.

Deputetja e PS, Ilva Gjuzi, është parë duke bërë shopping online gjatë seancës plenare. Nga pamjet, ajo shfaqet duke parë për të blerë një palë shapka, pavarësisht se sezoni i verës ka përfunduar.