Arresti për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e akuzuar se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë arratisë, ka shkaktuar përplasje të forta politike në Kuvend.
Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe hapjen e një debati urgjent për çështjen, duke e cilësuar situatën si një cenim të rëndë të sigurisë kombëtare.
Ndërkohë që në sallë zhvilloheshin diskutime të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për rolin e SHISH dhe implikimet e kësaj çështjeje, vëmendjen e ka marrë edhe një tjetër episod.
Deputeti i PS, Vullnet Sinaj, është kapur nga kamerat teksa shihet duke ndjekur në celular video të ish-diktatorit Enver Hoxha gjatë seancës plenare.







