Ballina Opinion Shefja jointeligjente e inteligjencës së një shteti, që sundohet nga një qesharak!

Shefja jointeligjente e inteligjencës së një shteti, që sundohet nga një qesharak!

94
0

Nga Dorian Matilja

Sado që sforcohem, nuk e besoj dot atë historinë e Vlora Hysenit për Klodiana Lalën dhe “agjentët serbë”, në dhomat e Rognerit. Arsyeja është e thjeshtë. Le të ndjekim një moment logjikën e ish-shefes së inteligjencës, për të parë se në ç’humnerë budallallëku të shpie.

Pra, drejtoresha e SHISH-it paska ditur për takime të tilla, por nuk e paska parë të arsyeshme të bëjë gjë me këtë informacion, sepse Klodiana Lala, siç e shohim, vazhdon jetën dhe profesionin normalisht megjithëse paskërka pasur aktivitet agjenturor. Vlora e SHISH e paskësh pas ruajtur ama këtë informacion, jo për ta çuar në burg Klodianën dhe agjentët, por për t’ia plasur në publik ditën kur kjo gazetare do t’i bënte ato pyetjet e bezdisshme para kamerave. Informacion tepër delikat për t’u trajtuar institucionalisht, por krejt i përshtatshëm për t’u përdorur si batutë në hyrje të gjykatës…

Për të mos folur për pyetjen tjetër. Nëse ish-shefja paska pasur sy e veshë nëpër dhomat e hoteleve për të tjerët, si nuk u ruajt dot që takimet e saj, për të cilat sot flitet publikisht, të mos bëheshin lajm?!

Dhe mendoni, gjithë këtë e tha vetëm sepse një gazetare i bëri një pyetje. Çfarë mund të thotë nesër për prokurorët, gjyqtarët, dëshmitarët apo ekspertët që do ta vendosim në pozitë edhe më të vështirë? Kjo e bën edhe të rrezikshme, jo thjesht qesharake.

Sa jokompetente, jointeligjente dhe sa e paqëndrueshme duhet të ketë qenë kjo shefe e inteligjencës për të vepruar kështu? Dhe sa gomar duhet të jetë kryeministri, që ia propozoi atij të ngarkuarit me punën e presidentit që ta emëronte aty?