Ballina Kronika Furgoni me 90 kilogramë kanabis ndalohet në Kakavijë, droga do të transportohej...

Furgoni me 90 kilogramë kanabis ndalohet në Kakavijë, droga do të transportohej në Greqi

39
0

90 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës.

Furgoni i nisur nga Shqipëria është ndaluar nga efektivët shqiptarë.

Shoferi dhe një pasagjer janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.