90 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës.
Furgoni i nisur nga Shqipëria është ndaluar nga efektivët shqiptarë.
Shoferi dhe një pasagjer janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.







