Ballina Kronika Arrestohet çifti nga Ballshi/ Kapet ‘ngarkesa’ në Kakavijë, pas zbulimit automjeti dhe...

Arrestohet çifti nga Ballshi/ Kapet ‘ngarkesa’ në Kakavijë, pas zbulimit automjeti dhe malli janë bllokuar, ndërsa dy personat janë ndaluar nga Policia Kufitare

41
0

Kapet një sasi e madhe droge në Pikën Kufitare të Kakavijës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa një furgon që dyshohet se po tentonte të trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Furgoni është ndaluar në vijën e dytë të kontrollit kufitar, ku gjatë kontrollit është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë 91 kilogramë.

Në vijim të veprimeve, dy persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ku po kryhen veprimet procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë tentativë trafikimi.

Sasia e lëndës narkotike po peshohet dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Mesohet se të ndalura janë një çift nga Ballshi është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sipas të dhënave paraprake, çifti udhëtonte me një automjet tip Mercedes-Benz, gjysme furgon, i cili është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm.

Gjate kontrollit me skaner, ne pjesën e ngarkesës së mjetit janë evidentuar 88 pako, me peshë totale rreth 91 kilogram.

Pas zbulimit, automjeti dhe ngarkesa janë bllokuar, ndërsa dy personat janë ndaluar nga Policia Kufitare. Në vijim pritet të përcaktohet përmbajtja e pakove dhe te dokumentohen veprimet procedurale.