Ballina Kronika Shpërthimi i automjetit në Elbasan/ Mjeti në pronësi të drejtoreshës së Bashkisë,...

Shpërthimi i automjetit në Elbasan/ Mjeti në pronësi të drejtoreshës së Bashkisë, policia nis hetimet

62
0

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit ka mohuar pretendimet se ngjarja mund të ketë qënë e qëllimshme apo të ketë diçka në lidhje me detyrën e saj.

ELBASAN- Një automjet ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Mësohet se, makina i përket drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit ka mohuar pretendimet se ngjarja mund të ketë qënë e qëllimshme apo të ketë diçka në lidhje me detyrën e saj.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për zbulimin e ndonjë defekti teknik në automjet. Sakaq, si pasojë e flakëve mjeti i drejtoreshës është shkrumbuar plotësisht.