Ballina Kosovë Ramush Haradinaj kanoset publikisht nga një profil rus

Ramush Haradinaj kanoset publikisht nga një profil rus

51
0

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pranuar një kërcënim në rrjetet sociale përmes një profili të dyshimtë nga një person që pretendon se është nga Rusia, me emrin Goran Gogo Frkz.

Komenti ka përmbajtje ekstremisht fyese dhe seksiste, duke paralajmëruar sulm ndaj familjes Haradinaj, më saktësisht ndaj gjinisë femërore.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryetari i Aleancës merr kërcënime.

Para disa muajsh, ai u kërcënua edhe me vrasje nga një person i quajtur Skender Llugiqi, i cili u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Media ka kontaktuar me policinë lidhur me rastin e fundit për të marrë ndonjë informacion nëse është denoncuar.