Ballina Kronika Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë/ Reagon Policia, njoftim zyrtar: Një...

Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë/ Reagon Policia, njoftim zyrtar: Një efektiv qëlloi në ajër për të larguar kafshët e egra në zonën malore ku po kryhen kontrolle

50
0

Policia ka sqaruar situatën pas të shtënave të raportuara gjatë kontrolleve në territorin e Krujës, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për një përplasje me armë zjarri mes disa persona.

Sipas Policisë, strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryenin kontrolle në zona të ndryshme të rrethit Krujë, në kuadër të operacionit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një prej grupeve të kontrollit, ndodhej në një zonë të pyllëzuar dhe malore të Njësisë Administrative Cudhi, dhe për të larguar rrezikun nga kafshët e egra, ai qëlloi me armë zjarri në ajër.

Për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonë, punonjësi nuk mundi të komunikonte me grupet e tjera të kontrollit. Si pasojë, kur dëgjuan të shtënat, policët e grupeve të tjera dyshuan fillimisht se mund të ishte qëlluar nga ndonjë person.

Pas verifikimit, policia sqaroi se të shtënat ishin kryer nga punonjësi i policisë dhe situata u dokumentua sipas procedurave ligjore. Deri tani, sipas policisë, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabisi.