Ballina Politika “Je në mes të rrugës se…”/ Qytetari i shprehu shqetësimin për ambulancën,...

“Je në mes të rrugës se…”/ Qytetari i shprehu shqetësimin për ambulancën, deputeti Erion Braçe e kërcënon

46
0

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka shpërndarë në rrjetet sociale një video në të cilën shikohet deputeti i PS-së Erion Braçe duke u përplasur verbalisht me një qytetar në një prej stendave të ngritura në Tiranë për mbledhjen e firmave për një referendum.

Siç shikohet edhe në video, qytetari i ka shprehur shqetësimin e tij Braçes në lidhje me ambulancën e lagjes.

Deputeti i është kthyer me një ton arrogance duke i thënë që duhet të drejtohet tek Lëvizja Shqipëria Bëhet.

Debati mes qytetarit dhe Braçes ka degraduar deri në përdorimin e shprehjeve kërcënuese nga ana e këtij të fundit.

Ai është shprehur me fjalët: Je në mes të rrugës se… dhe Të***** atë që të ka bërë…

Qytetari i përgjigjet: “Hajde ku të duash ti”.

Pas debatit, të dy largohen nga stenda, ndërsa më vonë qytetari rikthehet për të përfunduar firmosjen.

Videoja ka marrë shumë reagime pas shpërndarjes, duke vënë edhe njëherë në pikëpyetje se sa e vështirë është për qytetarët shprehja e problemeve të tyre që nuk kanë marrë asnjëherë zgjidhja nga pushtetarët e vendit tonë.