Ballina Aktualitet Vijon revolta qytetare, protestuesja: Në tetor ky shesh do të kthehet në...

Vijon revolta qytetare, protestuesja: Në tetor ky shesh do të kthehet në oqean ku do të mbyten kriminelët!

34
0

Një prej protestueseve që mori fjalën gjatë tubimit antiqeveritar para Kryeministrisë, në ditën e 122-të të protestës, u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që t’i bashkohen protestës.

Ajo i cilësoi protestuesit si “heronj të kohëve moderne”, ndërsa kritikoi qëndrimin e të rinjve që, sipas saj, nuk po dalin në shesh.

“Ju jeni heronjtë e kohëve moderne. Kur vij në sheshin e lirisë më vjen të qaj që të rinjtë rrinë nën kafene. Si rrini kur jeni në robëri?”, u shpreh protestuesja.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Shqipërinë, ajo tha se qytetarët duhet të reagojnë dhe u bëri thirrje të rinjve të dalin në protestë.

“Rama thotë u jemi një katund i vogël, por krerët e kooperativës na vjedhin. Rinia të dalë në shesh”, tha ajo.

Protestuesja deklaroi gjithashtu se në muajin tetor, sipas saj, bulevardi përpara Kryeministrisë do të mbushet nga protestuesit.

“Ky bulevard në tetor do të kthehet në një oqean të madh ku do të mbyten të gjithë kriminelët dhe hajdutët”, deklaroi ajo.

Në përfundim të fjalës së saj, protestuesja iu drejtua të pranishmëve me vargje patriotike, duke i bërë thirrje shqiptarëve për liri.