Ballina Politika “Ne nuk e pengojmë drejtësinë”/ Bardhi për deklaratat e Ramës: E përdore...

“Ne nuk e pengojmë drejtësinë”/ Bardhi për deklaratat e Ramës: E përdore votën në Kuvend për të penguar arrestimin e Ballukut!

49
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, lidhur me raportin mes politikës dhe drejtësisë.

Bardhi akuzon kryeministrin Rama se ka përdorur votën politike në Kuvend për të penguar arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK.

“Edi Rama është i vetmi Kryeministër në vend që, përmes votës politike në Kuvend, ka penguar arrestimin e një zyrtareje të lartë publike të akuzuar nga SPAK, Belinda Ballukut”, shprehet Bardhi.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, ky është standardi i qeverisjes së Ramës kur përballet me hetimet e drejtësisë.

“Ky është standardi i qeverisjes së tij kur përballet me Drejtësinë: pushteti politik përdoret për të mbrojtur pushtetarët”, vijon reagimi.

Bardhi thekson se drejtësia duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe se vota politike nuk duhet të përdoret për të mbrojtur zyrtarë të caktuar.

“Drejtësia nuk mund të jetë selektive dhe vota politike nuk duhet të shërbejë si mburojë për askënd”, deklaron ai.

Në përfundim, Bardhi kërkon që përgjegjësia përpara drejtësisë të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht funksionit që mbajnë.

“Në një shtet të së drejtës, përgjegjësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht postit dhe pushtetit”, përfundon reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së.