Ballina Kronika DURRES/ Policia Rrugore monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në...

DURRES/ Policia Rrugore monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut

267
0

Si rezultat i monitorimit, gjatë një jave janë arrestuar 20 drejtues mjeti, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 5422 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

– 83 masa për parakalime të gabuara;
– 3513 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1458 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
– 82 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 88 masa për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
– 198 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit
#mbrojeten
#respektokembesoret
#stopshpejtesialkoolcelular