Ballina Aktualitet ‘Duhet të jemi bashkë, jo të ndarë në grupe’, aktivisti: Të largojmë...

‘Duhet të jemi bashkë, jo të ndarë në grupe’, aktivisti: Të largojmë të keqen e madhe

38
0

Këtë të shtune zhvillohet protesta e 126-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Ramës. Aktivisti Erald Noj u shpreh se të gjithë duhet të jenë bashkë për të arritur qëllimin dhe jo të ndarë në grupe.

“Te parlamenti kapi uji Braçen dhe u mërzit. Më ka shkruajtur në privat Braçe. Ai të shkojë në Kurbin dhe të shikojë sa denoncime kam bërë unë. Unë nuk të them pis rrugësh.

Ju që bëni bashkëpunim me mafia, si në rastin e Bashkisë Krujë, që keni vendosur atje Artur Bushin. Janë denocimet në Krujë, nuk është hapur fare. Ky pisi i rrugëve jam unë.

Kam thirrje për intelektualët, të bashkohen në një grup nga shumë grupe. Zëri jonë dëgjohet kur jemi bashkë. Hajde të heqim të keqen e madhe. Kush e do këtë vend le të vijë. Të largojmë të keqen, Ramën”.