Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik lëshoi Sputnik 1, satelitin e parë artificial të Tokës.
Ngjarja shënoi fillimin e epokës hapësinore dhe tronditi Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një shtysë të jashtëzakonshme garës hapësinore mes dy superfuqive.
Por 4 tetori ka edhe një tjetër episod shumë interesant në histori.
Në vitin 1582, në disa vende europiane kalendari ndryshoi nga Julian në Gregorian dhe 10 ditë u hoqën nga kalendari për të korrigjuar mospërputhjen e akumuluar mes vitit kalendarik dhe vitit diellor. Pra, për njerëzit që jetonin në ato vende, pas 4 tetorit erdhi 15 tetori.







