Ronaldo është kthyer në personin më të diskutuar në futbollin europian pas ngjarjeve të fundit, ku ai braktisi grumbullimin e përfaqësueses së Portugalisë pasi mësoi se nuk do të luante titullar në Ligën e Kombeve.
Edhe pse trajneri Zhorge Zhezus ka bërë të ditur se do të ulet të diskutojë me lojtarin, për Ronaldon nuk ka kthim mbrapa dhe, pas largimit nga Danimarka tre ditë më parë, është shfaqur sot përsëri. Pakkush e mendonte, por Ronaldo është kthyer para kohe në Riad të Arabisë Saudite, për të rinisur stërvitjen me klubin e Al-Nasr.
Persona pranë futbollistit kanë lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me faktin se Ronaldo kërkon që të kthehet sa më shpejt në fushë me klubin, jo vetëm për të lënë pas kapitullin negativ me ekipin kombëtar, por edhe për të ndjekur objektivin që i ka vënë vetes.
Është e qartë se portugezi kërkon me çdo kusht golin numër 1000 si profesionist, ndaj synon që të vazhdojë ecurinë e golave në kampionatin arab, për të arritur këtë objektiv që i ka vënë vetes para se të mbyllë karrierën.







