Aktivisti Edison Lika në protestën e 127 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shpreh se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e regjimit.
Lika u ndal te situata e ministres Belinda Balluku, duke pretenduar se muaji tetor do të jetë vendimtar për të dhe duke kërkuar nga drejtësia vijimin e procedurave për heqjen e mandatit të saj.
“Muaji tetor do të jetë muaji i Belinda Ballukut, këtë muaj ajo e ka vendin në burg. Presim nga drejtësia të dërgojë kërkesën e dytë për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut. Herët e vonë do ta kapim mat Edi Ramën se ka ngelur i vetmi në klikën e vet. Këtë regjim këtë klikë 36 vjeçare vet ky shesh mund ta kthejë pas”, tha aktivisti.







