Avokati Florian Bonjaku thotë se me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, tashmë avokatëve u njihet e drejta për të mbledhur prova.
Në një emision televiziv Bonjaku u shpreh se ndryshon edhe mënyra se si do merren provat.Bonjaku shtoi se mbrojtja do të ketë mundësi që të krijojë hetimet e veta dhe provat do mblidhen në kushtet e parashikuara nga ligji.
“Pjesa më e rëndësishme e një procesi penal, është procedura penale. Pjesa që ka qenë e debatueshme, ka qenë pjesa e procedurës penale, ajo përcakton si është marrë prova, si do shkohet te dënimi i këtij personi. Kjo tregon se provat janë marrë në mënyrën e duhur apo jo. Nga ndryshimet e 2017, kodi i procedurës penale mori formë më represive. Është quajtur si kodi i prokurorit. Po jepet një pjesë më e madhe avokatit, të drejta personit që merret nën hetim. Me këto ndryshime shkohet në barazi, secila nga palët, del edhe në veprim.
Avokatit, sot e tutje i njihet e drejta për të mbledhur prova. Nisur nga dy draft, e para ndryshon mënyra sesi merren provat gjatë hetimeve paraprake. Sot merr dijeni avokati dhe ka të drejtë ta konstatojë në gjykatë. Mbrojtja do ketë mundësi të krijojë hetimet e veta. Mblidhen provat në kushtet e parashikuara nga ligji”, theksoi ai.







