Ballina Aktualitet Aktivisti Kola: Ja bllokuan rrugën djallit Ramoviç, duartrokitje studentëve që po ndjekin...

Aktivisti Kola: Ja bllokuan rrugën djallit Ramoviç, duartrokitje studentëve që po ndjekin këmba këmbës, çdo hajdut pranë Kuvendit

170
0

Aktivisti Arben Kola në fjalën gjatë protestës së 128-të u shpreh se studentët e Durrësit sot bllokuan rrugën Edi Ramës për në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Sakaq, ai i bëri dhe një thirrje SPAK-ut të arrestojë sa më parë Ron Yeffet, Belinda Ballukun dhe Edi Ramën.

Arben Kola:

Ja bllokuan rrugën djallit Ramoviç. Duartrokitje për studentët e Tiranës që po ndjekin këmba këmbës çdo hajdut pranë Kuvendit parlamentit. Nuk kemi harruar dhe ata të opozitës. Lufta nuk është me parti, por me hajdutë të pozitës dhe opozitës.

Edhe një thirrje për policinë të lirojë 3 qytetarët se ndryshe do përfundoni si Ilir Prodës, Ardi Veliu dhe shumë shefa të inkriminuar. Boll i keni shërbyer mafies dhe krimit.

Koha është tani, nesër do jetë shumë vonë SPAK vepro sa më shpejt, arresto Vlora Hyseni, Ilir Proda, Ron Yeffet, Belinda Balluku dhe kryesatanin Edi Rama. Pa rini nuk ka Shqipëri. Jemi për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Shqiptarë zgjohuni nga gjumi letargjik.