Ballina Politika ‘Jep dorëheqjen’/ Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do të konfiskohen të gjitha pasuritë,...

‘Jep dorëheqjen’/ Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do të konfiskohen të gjitha pasuritë, edhe ato në Zvërnec

57
0

‘Jep dorëheqjen tani, se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen.’ Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, duke e akuzuar për një sërë shkeljesh dhe duke pretenduar se pasuritë e tij, përfshirë ato në Zvërnec, do të konfiskohen.

Në fjalën e tij në Lezhë, Berisha iu referua një ‘skede dixhitale’, për të cilën tha se përmban të dhëna mbi aktivitetin e Ndreut.

‘Pirin, e kam këtu skedën dixhitale tënden që mund t’i mbaj këta burra dhe gra tre orë duke lexuar veprat e tua të zeza’, deklaroi Berisha.

Ai nuk dha në këtë pjesë të fjalimit detaje konkrete mbi pasuritë apo akuzat që pretendon se përmban kjo ‘skedë’, por deklaroi se lista e shkeljeve të Ndreut, sipas tij, është e gjatë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Së fundmi, e kam një mesazh edhe për këtë, çfarë t’i thuash këtij a më kupton…

Pirin, e kam këtu skedën dixhitale tënden që mund t’i mbaj këta burra dhe gra tre orë duke lexuar veprat e tua të zeza.

Në listën e veprave të zeza nuk të mungon asgjë.

Ndaj dhe në qoftë se nuk jep dorëheqjen tani, nuk ke mend, se të rren mendja, të garantoj se të gjithë pasuritë do të konfiskohen.

Edhe atje, edhe në Zvërnec, se na del pasunar edhe në Zvërnec ky me toka.

Mafia nuk ka kufi, mafia nuk njeh kufi.

Pra, çdo pasuri do konfiskohet.

Dhe meqenëse të rri shpirti tek polici i keq, jo i mirë, edhe një uniformë do ta kesh, por ajo do jetë uniformë burgu dhe jo polici.

Ndaj dhe u ftoj edhe njëherë të vazhdojmë këtë betejë, të përmbushim këtë mision historik, këtë mision të ripërtëritjes së këtij vendi me pasuri përrallore, t’i shndërrojmë ato në mirëqenie për çdo qytetar shqiptar. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria.