Ballina Sport Neymar me një letër për Messin para ndeshjes së tij lamtumirëse me...

Neymar me një letër për Messin para ndeshjes së tij lamtumirëse me Argjentinën

80
0

Lionel Messi do të vesh sonte për herë të fundit fanellën e Argjentinës.

Karriera e tij 21-vjeçare me fanellën “Albiceleste”, ishte një legjendare duke i tejkaluar shumë pritshmëri si dhe shumë urrejtje në fillim që kishte pasur.

Ndërsa sot një mesazh erdhi nga ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Neymar Jr ku i shkroi një letër të gjatë.

Ai po ashtu do të jetë prezent edhe në “Monumental”, si i ftuar i veçantë.

“Kushdo që e do futbollin të ka shijuar gjatë gjithë këtyre viteve…

Sot është ndeshja jote e fundit duke veshur fanellën e ekipit tënd kombëtar, vendit tënd, dhe shpresoj që ta shijosh çdo sekondë të saj dhe që të gjitha homazhet e sotme të të bëjnë të lumtur. Nuk është vetëm Argjentina që të falënderon, e gjithë bota të falënderon për gjithçka që ke bërë për futbollin. Faleminderit që më bëre ta dua futbollin edhe më shumë.

Ishte një nder të luaja kundër teje, dhe akoma më shumë të bëja histori përkrah teje. FALEMINDERIT, Leo Messi”, shkroi Neymar..