Ballina Aktualitet Thirrje kundër qeverisë në bulevard/ Protestuesit: Dorëheqje! Arresto Ballukun!

Thirrje kundër qeverisë në bulevard/ Protestuesit: Dorëheqje! Arresto Ballukun!

182
0

Po mbahet sot më 7 tetor protesta e 30 kundër qeverisë.

Protestuesit janë duke marshuar drejt Kryeministrisë, teksa mbajnë në duar pankarta dhe flamuj kombëtar.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa kanë bërë thirrje të ndryshme si “Dorëheqje”, “Poshtë narko-shteti” etj.

Ndërkaq, nesër është paralajmëruar një protestë e madhe përpara Kuvendit, kundër miratimit të projektligjit, që e kthen Shqipërinë me 46 bashki.