Ballina Aktualitet 130-të ditë kundër qeverisë/ Nuk ndalet protesta qytetare, nis marshimi drejt Kryeministrisë

130-të ditë kundër qeverisë/ Nuk ndalet protesta qytetare, nis marshimi drejt Kryeministrisë

87
0

Ka nisur protesta e 130-të kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve ngelet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protestuesit kanë artikuluar edhe kërkesën për ngritjen e një qeverie teknike. Dita e nesërme pritet që të jetë një betejë e vërtetë në parlament, teksa do ketë edhe protesta jashtë Kuvendit.

Në parlament pritet që më 8 tetor të kalojë projektligji për reformën territoriale, duke hequr 15 bashki dhe duke i bashkuar ato me bashki më të mëdha. Qytetarët thonë se një reformë e tillë sjell shpopullim.