Ballina Aktualitet Probleme në aeroportin e Rinasit, 5 avionë ndryshojnë destinacion në momentin e...

Probleme në aeroportin e Rinasit, 5 avionë ndryshojnë destinacion në momentin e fundit

36
0

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë krijuar vështirësi në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Rinas.

overlay-cleverSa i përket qarkullimit rrugor, ministri bën me dije se lëvizja vijon normalisht në të gjitha akset nacionale, por në disa rrugë janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh.

Problematika raportohen në akset Bogë-Theth, Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Kukës–Bushtricë, Kukës-Shishtavec dhe Rrëshen-Shpal-Qafë Bene, mes të tjerash.

RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ

Moti i keq ka përfshirë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Për pasojë janë raportuar problematika në disa zona. Grupet e punës nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Akset rrugore ku raportohen rënie gurësh dhe inertesh janë:

– Bogë–Theth

– B.Curri–Valbonë

– Ura e Bujanit–Qafë Morinë

– Sopot–Kërnajë

– Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj

– B.Curri–Fierzë

– Sopot–Kam

– Dushaj–Lekbibaj

– Kukës–Bushtricë

– Krumë–Qafë Prush

– Kryqëzimi Plepa–Kam Tropojë

– Kukës–Shishtavec

– Rrëshen–Shpal–Qafë Bene

– Qafë Thore – Reshje shiu të përziera me dëborë; rruga është mbajtur e pastër.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

* Aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës, Bajram Curri.

* Ndërhyrjet në këto zona paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik, si dhe terrenit të vështirë.

* Të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 kV, që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.

LINJAT E TRANSMETIMIT

* Sistemi i transmetimit është në operim normal.

* Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, si dhe nënstacionet në funksion.

KASKADA E DRINIT

* Prurjet natyrore në kaskadë janë:

– HEC Fierzë 250 m³/s

– HEC Koman 800 m³/s

– HEC Vau i Dejës 50 m³/s

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM

* Situata në të gjitha shoqëritë paraqitet normale, pa problematika të raportuara.

* Përjashtim përbën zona e Shkozetit, ku është evidentuar një bllokim i rrugës, situatë e cila është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.

PORTI

* Në Portin e Durrësit, tragetet mbërritën në orar dhe përpunimi i konteinerëve vijon normalisht.

* Reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.

AEROPORTI NËNË TEREZA

* Janë krijuar vështirësi në trafikun për ulje në Aerodromin e Tiranës.

* Pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Tiranë.

* Ngritjet nga ky aerodrom vijojnë normalisht.