Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor.
Protestuesit mbyllën protestën me fjalët “Poshtë qeveria”, “Nesër më shumë”.
Edhe gjatë ditës së sotme, protesta nisi nga Sheshi Skënderbej, më pas marshuan në rrugët e Tiranës, ku bënë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Nesër do të mbahet një protestë e madhe kundër qeverisë, teksa në Kuvend pritet që të kalojë projektligji për reformën territoriale.
Protestuesit janë shprehur se reforma territoriale çon në shpopullim edhe më të madh të Shqipërisë.







