Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një banesë në pallatin ngjitur me Muzeun Arkeologjik në Durrës.
Mësohet se e ndjera ka qenë me qira ditore në këtë apartament.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e para hetimore.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.







