Ballina Politika Kamerat kapin mat Berishën, ja çfarë po shihte në tablet lideri demokrat

Kamerat kapin mat Berishën, ja çfarë po shihte në tablet lideri demokrat

93
0

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të forta në Kuvend, ku një prej temave të diskutimit ishte edhe reforma territoriale.

Në sallë ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pas debateve parlamentare, Berisha u vu re nga kamerat duke përdorur tabletin e tij.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se lideri i opozitës kishte hapur fjalorin e njohur anglisht Collins Dictionary, ndërsa fjala që kishte kërkuar ishte “narkoshtet”.

Pamjet nga Kuvendi kanë ngjallur interes, veçanërisht për shkak se termi “narkoshtet” është përdorur shpesh nga Berisha në deklaratat dhe akuzat e tij politike.