Protesta e rinisë shqiptare shtrihet edhe në Lezhë. Ndërkohë ka patuar përplasje me policinë e të rinjve në këtë qytet. Të rinjtë kërkojnë të hyjnë në sheshin para bashkisë.
Ndërkohë nxënësit e gjimnazit “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën në rrugët e qytetit.
Forca të shumta policie janë dislokuar në qytet, duke rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Situata po shoqërohet me masa të shtuara sigurie, ndërsa nxënësit vijojnë protestën e tyre.
Revolta e të rinjve ka tre ditë që vijon dhe ata kërkojnë largimin e Edi Ramës.







