Pas ideologut të Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin, i cili përkrahu publikisht protestat e dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë, sot ka dalë në skenë edhe Moska zyrtare. Në një postim në Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Vladimirovna Zaharova, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas raportimeve se ky i fundit kishte akuzuar Rusinë dhe Iranin si “duart e huaja” që fshihen pas protestave të dhunshme në Tiranë.
Në deklaratën e shpërndarë edhe nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zaharova i thotë Ramës që të mos ua hedhë fajin të tjerëve për situatën në vend, duke shkruar se janë vetë qytetarët shqiptarë që kanë dalë në protesta.








