Ballina Aktualitet Ermonela Jaho: Ndaleni dhunën, fëmijët meritojnë një Shqipëri ku mospajtimi nuk na...

Ermonela Jaho: Ndaleni dhunën, fëmijët meritojnë një Shqipëri ku mospajtimi nuk na bën armiq

45
0

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka reaguar për protestat e të rinjve dhe tensionet në vend, duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës.

“Stop vëllavrasjes. Jemi të gjithë bij nënash”, shkruan Jaho në mesazhin e saj publik, ku u kërkon shqiptarëve të vendosin jetën dhe dinjitetin njerëzor mbi çdo bindje e ndasi.

“Secili prej nesh ka qenë një foshnjë në krahët e dikujt, një shpresë, një lutje. Përpara çdo bindjeje e çdo ndarjeje, jemi njerëz. Ta kujtojmë këtë kur shohim njëri-tjetrin në sy”, shprehet ajo.

Artistja apelon për shmangien e përshkallëzimit të përplasjeve, duke theksuar se asnjë zemërim apo interes nuk mund të vlejë më shumë se jeta njerëzore.

“Ndaleni dhunën. Mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile”, shkruan sopranoja.

Në përfundim të mesazhit, Jaho ndalet te fëmijët dhe e ardhmja e tyre: “Fëmijët tanë meritojnë të rriten pa frikë, në një Shqipëri ku mospajtimi nuk na bën armiq”.