Ballina Kronika Shpërthim me tritol në Vlorë, i vendoset eksploziv makinës së administratorit të...

Shpërthim me tritol në Vlorë, i vendoset eksploziv makinës së administratorit të Njësisë Administrative Shushicë

56
0

Një shpërthim tritoli tronditi fshatin Llakatund të Vlorës.

Rreth orës 02:50, një sasi lënde plasëse shpërtheu në automjetin e shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shushicë.

Sipas policisë, automjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.