Ballina Europë Të shtëna me armë në Britani, plagoset një oficer policie! Arrestohen 4...

Të shtëna me armë në Britani, plagoset një oficer policie! Arrestohen 4 të dyshuar

48
0

Katër persona janë arrestuar pasi një oficer policie u qëllua me armë zjarri në Nottingham.

Sipas Policisë së Nottinghamshire, oficeri iu ishte afruar dy të dyshuarve në Angel Row në orët e para të mëngjesit të së dielës kur ata hapën zjarr.

Oficeri mbetet në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme, shtoi policia.

Dy gra, të moshës 25 dhe 27 vjeç, dhe një burrë 24-vjeçar u arrestuan pas një kontrolli automjeti të kryer nga policia në zonën Redford të Nottingham të dielën në mbrëmje, ndërsa një burrë 30-vjeçar u arrestua në Bedfordshire në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Aktualisht, po kryhen hetimet për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.