Ballina Lifestyle Emily Ratajkowski tërheq gjithë sytë me pamjen provokuese, shfaqet krah regjisorit që...

Emily Ratajkowski tërheq gjithë sytë me pamjen provokuese, shfaqet krah regjisorit që dikur ishte në lidhje me Dua Lipën

31
0

Modelja e njohur Emily Ratajkowski tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa u shfaq krah partnerit Romain Gavras në mbrëmjen gala të Muzeut të Akademisë në Los Angeles, të shtunën.

35-vjeçarja dukej më e dashuruar se kurrë me regjisorin francez 45-vjeçar, ndërsa dyshja pozoi së bashku për fotografët në tapetin e kuq, mes shumë personazheve të njohur, shkruan Daily Mail.

Emily kishte zgjedhur një fustan të kuq, të ngushtë pas trupit, që vinte në pah linjat e saj. Veshja spikaste me mëngë të përdredhura dhe detaje të rrudhosura në pjesën e belit, duke i dhënë një pamje elegante dhe tërheqëse.

Ndërkohë, Romain u paraqit me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë, duke kompletuar pamjen e tij klasike.

Regjisori francez, i cili më parë ka qenë në lidhje me këngëtaret e njohura Dua Lipa dhe Rita Ora, dukej në humor të mirë pranë modeles.

Çifti, për të cilin nisën të qarkullonin thashethemet për një lidhje romantike në nëntorin e kaluar, u pa duke shijuar mbrëmjen, përpara se të hynte në ambientet e muzeut.