Ballina Aktualitet Protesta/ I moshuari humb ndjenjat, merr ndihmën e parë nga qytetarët

Protesta/ I moshuari humb ndjenjat, merr ndihmën e parë nga qytetarët

52
0

Një protestues i moshuar ka humbur ndjenjat. Mësohet se i moshuari nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat për disa momente. Protestuesit e tjerë i kanë ardhur në ndihmë duke i dhënë ujë.

Ambulanca është njoftuar, por ende nuk ka arritur në vendngjarje. Protestuesit po i qëndrojnë afër të moshuarit teksa koshat e djegur në rrugë dhe tensionet nga protestuesit, sjellin vonimin e ambulancës dhe ardhjes në kohë për të dhënë ndihmën mjekësore.