Në historinë e njerëzimit, vendet e shenjta janë strehë e paprekshme. Në shtetin policor të Edi Ramës jo. Edhe SS të Hitlerit nuk hynë nëpër kisha për të bërë terror. Edi Rama përdhunon dhe objektet e kultit. Video tregon qartë se ccfarë shteti nazist ka ngritur kjo kolerë që quhet Edi Rama, burracak i pashpirt që dhunon bijtë e nënave.
Dhuna policore nuk është ndalur as protestën e sotme ndaj të rinjve studentë dhe gjimnazistë.
Një pjesë e tyre u shpërnda nga kryeministria drejt qendrës. Policia i ndoqi nga pas duke ushtruar dhunshëm. Këdo që policia gjen në rrugë e dhunon me shkopa gome dhe e lë përtokë me shkelma.
E njëjta gjë ndodhi edhe pranë Katedrales Ortodoske, aty ku ishin një pjesë e protestuesve që nuk po kryenin asgjë të paligjshme.
Ata u rrahën, një pjesë për të shpëtuar nga duart e policisë u futën në oborrin e katedrales duke kaluar kangjellat. Edhe aty efektivë të maskuar, i ndoqën duke i goditur me shkopinj dhe shkelma.







