Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen për situatën në Kosovë, ku në fokus janë zhvillimet politike, gjendja e sigurisë, dialogu Kosovë–Serbi dhe e ardhmja e misionit të UNMIK-ut.
Në këtë mbledhje, Kosovën po e përfaqëson zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Gjatë takimit, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, pritet të prezantojë raportin e fundit për situatën në Kosovë.
Raporti përfshin periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026 dhe trajton zhvillimet kryesore gjatë këtij gjashtëmujori.







