Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se kryeministri duhet të hetohet për urdhrin e pretenduar për rrahjen e qytetarëve.
“Po të kishim pas prokuror si duhet së pari do duhej të ishin zbardhur mbi 1 mijë vrasje të shqiptarëve, pas luftës në Kosovë!”, ka shkruar Gacaferi.
“E drejtësia nganjëherë edhe vonon, por kur nuk harron!”, ka shkruar Gacaferi.
Postimi i plotë:
Po të kishim pas prokuror si duhet sëpari do duhej të ishin zbardhur mbi 1 mijë vrasje të shqiptarve, pas luftës në Kosovë!
Pra po flasim për vrasje të shqiptarve pas lufte, intelektual, luftëtar të UÇK’së, komandant, aktivistë të LDK’së, kryetar komunash!
Sikur të kishim pas prokuror nuk do na vinin deputet në parlament me Maybacha e Porscheja që kushtojnë mbi 160 mijë euro e me rrogë deputeti 1 mijë euro! Sidoqoftë e drejtësia nganjëherë edhe vonon, por kur nuk harron!







