Ballina Politika Kriza në Shqipëri/ Ish-presidenti Bamir Topi: Rama mban përgjegjësinë kryesore!

Kriza në Shqipëri/ Ish-presidenti Bamir Topi: Rama mban përgjegjësinë kryesore!

44
0

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar situatën kaotike që po kalon Shqipëria. Topi tha se nëse sot ndodhemi në këtë pikë, përgjegjësia ka vetëm një emër: Edi Rama.

Rakipi: Ju keni kaluar disa kriza, jeni njohës mjaft i mirë i situatave dhe krizave, ku keni qenë edhe protagonist, herë si kryetar shteti, herë si zyrtar i lartë i PD-së. Pse kemi luftë në rrugët e Tiranës?

Topi: Përgjigjja është ajo që ne e kemi trajtuar në mënyrë të shpeshtë. Ajo që ndodh në rrugët e Tiranës është epilogu i një ndryshimi dramatik që ka ndodhur ndër vite në raportin shtet-pushtet. Do të ishte një përgjigje lakonike, por e pakuptueshme.

Ju cituat faktin që unë kam qenë dëshmitar i një rrugëtimi të gjatë, qoftë si politikan, qoftë si qytetar i Tiranës, por edhe si president. Ajo që ndodhi në vitin 2008 ndryshoi për keq strukturën e shtetit. Pas kaq vitesh, shohim epilogun e një pushteti që ka nën kontroll totalisht shtetin.

Duke ardhur në studio, u azhornova me lajmet e fundit. Pra, policia ka depërtuar deri në lagjet periferike të Tiranës. Unë, qoftë në cilësinë e një qytetari të vjetër të Tiranës, qoftë në cilësinë e intelektualit, politikanit dhe ish-kryetarit të shtetit, po i drejtohem kryeministrit: “Zoti kryeministër, nëse Shqipëria ka ardhur në këtë pikë, ju jeni përgjegjësi kryesor. E drejtoj gishtin pa hezitim, pasi vit pas viti, kur ai mori pushtetin, erdhi duke e rritur pushtetin e tij dhe sot kemi një kryeministër që dominon gjithçka. Unë jam një nga njerëzit që e kam dashur dhe e dua shtetin. Dënoj dhunën, por historia ka një origjinë.