Ballina Politika Seancë plenare të enjten në Kuvend, zbardhet rendi i ditës! PD kërkon...

Seancë plenare të enjten në Kuvend, zbardhet rendi i ditës! PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin

92
0

Seanca e radhës plenare në Kuvend do të zhvillohet të enjten më 7 maj në orën 10:00. Lidhur me seancën e të enjtes është zbuluar rendi i ditës ndërsa pritet të zhvillohen 2 interpelanca.

Sipas rendit të ditës, opozita ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin, Edi Rama dhe me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Gjithashtu deputetja Ina Zhupa ka kërkuar seancë pyetje -përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit,  Blendi Gonxhja.

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 4 maj –22 maj 2026,

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 7.5.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.5.2026.

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

6. Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”.

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

10. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

11. Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.

12. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

14. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

15. Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.

16. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”.

17. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”.

18. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

19. Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”.

20. Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

21. Projektvendim “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

22. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”.

23. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.