Ballina Lifestyle ​Tom Cruise do të merr një çmim të rëndësishëm

​Tom Cruise do të merr një çmim të rëndësishëm

35
0

Aktori amerikan Tom Cruise do të merr një çmim për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI), në një ceremoni që do të mbahet në Hollywood në muajin prill, njoftuan sot organizatorët.

AFI, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar ndaj ruajtjes dhe promovimit të artit të filmit, e ndan këtë çmim çdo vit që nga viti 1973. Ndër fituesit e mëparshëm janë Bette Davis, Gene Kelly, Elizabeth Taylor dhe Tom Hanks.

Në industrinë e filmit, Cruise njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të kinemasë.

“Si aktor dhe producent, ai i qaset çdo gjëje që bën me përkushtim të jashtëzakonshëm. Vlerësoj veçanërisht besimin e tij të thellë në rëndësinë e filmave dhe aftësinë e tyre për t’i bashkuar njerëzit,” tha producentja Kathleen Kennedy, kryetare e Bordit të Drejtorëve të AFI-t.

Cruise është nominuar tri herë për çmimin Oscar në kategoritë e aktrimit, ndërsa vitin e kaluar mori një Oscar nderi për kontributin e tij afatgjatë në artin e kinemasë.

Ndër filmat e tij më të famshëm janë “Jerry Maguire”, “Minority Report”, “A Few Good Men”, “Rain Man”, si dhe filmat nga seria “Mission: Impossible”.

Filmi i tij më i fundit “Digger” nuk pati suksesin e pritur në arkëtimet e kinemave. Në fundjavën e tij të parë në tetor, ai u rendit i pesti në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.