Ballina Sport Fernandezit i hynë hajdutet në villën luksoze

Fernandezit i hynë hajdutet në villën luksoze

57
0

Bruno Fernandes ka mbetur i tronditur pasi shtëpia e tij luksoze, me vlerë rreth katër milionë funte, është bastisur nga një grup hajdutësh të maskuar.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, më 21 tetor, rreth orës 20:30, në pronën e futbollistit portugez në Nether Alderley, në rajonin e Cheshire.

Fernandes, 32-vjeçar, ndodhej në Itali, ku Manchester Unitedi luajti kundër Comos në Ligën e Kampionëve, duke pësuar humbje 4-1.

Hajdutët dyshohet se hynë në pronën gjashtëdhomëshe dhe morën bizhuteri luksoze, si dhe sende të tjera të shtrenjta.

Nuk dihet nëse bashkëshortja e tij, Ana Pinho, dhe dy fëmijët e tyre ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Alarmi u dha nga një fqinj, i cili kishte vërejtur tre persona të panjohur në kopshtin e pronës. Policia mbërriti brenda dhjetë minutash, por të dyshuarit ishin larguar.

Pavarësisht se vila ishte e pajisur me kamera sigurie, sistem alarmi dhe porta elektrike, grabitësit arritën të depërtonin në pronë.

Sipas raportimit, ata mund të kenë kaluar përmes një zone pyjore prapa shtëpisë dhe më pas të jenë larguar nga e njëjta pjesë. Policia e Cheshire ka nisur hetimet dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë nga zona përreth.